IN SPORT
25 vjeçari Salah barazon rekordin e Ronaldos

25 vjeçari Salah barazon rekordin e Ronaldos

Publikuar më: 18:20 02-04-2018

Me golin e shënuar kundër Crystal Palaces, Mohamed Salah i dha skuadrës së Liverpool fitoren gjithashtu arriti të barazoj dhe dy rekorde të Premier League.

Goli në minutën e 84-t ishte i 29-i për të në 21 ndeshje të sezonit 2017/18 në Premier League.

Në këtë mënyrë 25 vjecari i talentuar egjiptian barazoi rekordin e vënë nga Cristiano Ronaldo dhe Robin van Persie.

Ndërkohë, Salah ka barazuar rekordin e Didie Drogba me 29 gola për Chelsea në sezonin 2009/2010, si futbollisti afrikan që ka shënuar më shumë gola në një sezon në kampionatin anglez.

Ndeshjet e mbetura të Salah në këtë sezon do të jenë kundër Everton, Bournemouth, West Brom, Stoke, Chelsea dhe Brighton

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0030918121337891