Partia socialiste bën sot plot 25 vjet që nga themelimi i saj dhe është bërë me dije që në aktivitetin e saj do jenë të ftuar 1500 vetë.
Gjithashtu një informacion tjetër i dhënë nga një nga organizatorët e festës së sotme, deputeti Musa Ulqini tha se do jenë të ftuar të gjthë drejtuesit në vitë të Partisë Socialiste.
Ftesa padyshim morrën dhe deputetët e partive në koalicion, ato të PDIU-së dhe LSI-së dhe një ftesë tjetër i ka shkuar ish kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nanos.
Ndërsa nga opozita kanë marrë ftesë kryetari i PD-së dhe nënkryetari i Kuvendit, Edmond Spaho.
Kreu i Kuvendit si dhe njëkohësisht kreu i LSI do të mungojë në aktivitetin e sotëm pas i duhet të niset për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Urimet e të ftuarëve
Shpëtim Idrizi
Partitë politke janë të çmuara për Shqipërinë, jetën politike dhe institucionet e vendit. Do uroj të ishte sa më e hapur, demokratike dhe me vlera për shoqërinë shqipëtare. Ne jemi në një marrëdhënie partneriteti si kemi qënë edhe me partitë e tjera, por partitë politikë në Shqipëri duhet të jenë më luajale.
Esmeralda Shkjau
Uroj përfaqësimin e sa më shumë të rinjëve, angazhimin e sa më shumë njerëzve, për të dhënë kontributin në një nga partitë më të mëdha në vend siç është edhe PS. Ftoj gjithë gjeneratën e re të bëhet pjesë e PS.