Të paktën 254 persona kanë humbur jetën dhe mbi 200 rezultojnë të zhdukur nga rrëshqitjet e tokës në Kolumbi.
Rrëshqitjet e dheut në Mocoa të Kolumbisë, filluan pas shirave të rrëmbyeshëm dhe dajes nga shtrati të lumit Macoa, raporton AP.
Autoritetet kolumbiane kanë pezulluar operacionet e shpëtimit të shtunën, për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe terrenit të vështirë.
Por kërkim-shpëtimi pritet të rifillojë sërish.
Sipas autoriteteve, reshje të shiut pritet të ketë edhe gjatë të dielës, gjë e cila mund të vështirësojë përpjekjet për të shpëtuar të prekurit nga kjo katastrofë natyrore.