INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
26 gjëra që nuk i dinit më parë nga Dua Lipa [FOTO]

26 gjëra që nuk i dinit më parë nga Dua Lipa [FOTO]

Publikuar më: 14:00 13-03-2017

Si e përshkruan ajo stilin e saj me tre fjalë dhe çfarë urren më shumë?

Dua Lipa është kthyer në një nga femrat më IT të momentit. E pyetur nga sajti Buzzfeed këto janë 26 gjëra që ajo na ka lënë të kuptojmë nga intervista.

Si fillim nëse dikush do të luante rolin e saj në një film do të ishte padiskutim aktorja Alicia Vikander, pasi Dua është tepër e fiksuar me të.

Stili i saj me tre fjalë do të ishte: e viteve 90’, argëtues dhe rinor.

Albumi i parë që ka blerë? Whoa, Nelly nga Nelly Furtado.

Kur ishte në një koncert në Chicago, ajo humbi zërin teksa po performonte “Thinking Abut You” dhe gjithë turma nisi të këndonte në vend të saj duke e bërë atë të emocionohej dhe të qante. Çfarë fansash!

Nëse flisni me mesazhe me Dua-n, ajo padyshim do ju dërgonte një emoji si trëndafili i kuq apo zemra.

gfg.jpg

Çfarë nuk duron dot?! Njerëzit që përtypen me gojë hapur!

Koncerti që do e kujtojë gjithmonë është sigurisht ai i 50 Cent kur ishte 15 ose 16 vjeç. Në një të ftohtë të acartë. Në Kosovë!

Personi i fundit të cilit sapo i dërgoi një mesazh ishte menaxheri i saj, Ben.

Libri që po lexon aktualisht është Bad Feminist nga Roxane Gay. E rekomandon edhe për ju.

Reality Show që ka qejf më shumë (për çudi) është ai i Kardashians.

Personazhi i famshëm të cilin e ka fiksimin e jetës është aktori Jake Gyllenhaal.

Ëfarë shpreson ajo për 2017-ën? Të publikohet albumi i saj, të shkojë në turne dhe të marrë pjesë në festivale.

E besoni apo jo, pica është ushqimi i saj i preferuar kurse ushqimet që i merr gjithmonë me vete janë çibukët e mbuluar me çokollatë.

Vëndi ideal për të bërë pushime është në Bali.

Një talent i fshehur i Duas është të largohet nga festat pa u kuptuar fare.

Qyteti që ka gjithmonë dëshirë të vizitojë është New York.

Diçka që do donte të realizonte ishte një koncert në Madison Square Garden.

Sipas saj ana më pozitive e punës që bën është se nuk përsërit asnjëherë të njëjtën gjë.

Po frika më e madhe? Të mos ketë ç’të bëjë!

hhjh.jpg

Këshilla më e mirë që ka marrë ndonjëherë ishte të tregohej e gjithmonë e mirë me veten.

Çfarë do mbante Dua si një imazh në celularin e saj? Thjesht një pikturë të vetë telefonit.

Dita e saj ideale është: Të zgjohet vonë, të hajë mëngjes vonë…çdo gjë me vonesë. Të shkojë në një galeri arti, në një kurs boksi, të dalë me shoqet e saj pëe darkë, një pije me pas dhe maskë për fytyrën para gjumit.

Cila është gjëja e vetme pa të cilën nuk jeton dot? Salca pikante!

E vetmja gjë që do donte ajo nga fansat është se këta të fundit të ndjejnë një lidhje të veçantë me muzikën dhe të gjejnë veten.

Article Logic
Execution time: 0.0042190551757812