INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
26-vjeçarja që tentoi të vrasë bashkëjetuesin ishte trafikuar disa herë në Maqedoni

26-vjeçarja që tentoi të vrasë bashkëjetuesin ishte trafikuar disa herë në Maqedoni

Publikuar më: 14:19 05-05-2017

Është rrëmbyer dhe shitur 4 herë në Maqedoni dhe më pas e kanë kërcënuar me jetë që të mos tregonte asgjë. 26-vjeçarja Vjollca Shkembi, e cila tentoi sot të vriste bashkëjetuesin nga patur një jete të vështirë.

Historia e saj vjen në vemendje sot pas ngjarjes së rëndë të tentativës së vrasjes. Disa muaj më parë ajo ka denoncuar tutorët, të cilët e kanë shitur atë në mënyrë të përsëritur në Maqedoni për vlera nga 400-700 euro.

Ajo pohonte disa kohe me pare se ishte detyruar të mbronte dy trafikantët e saj, pasi ishte marrë peng nga babai i njërit prej tyre, shtetasi Qazim Qazimaj.

Ky i fundit i kishte kërkuar duke e kërcënuar me vrasje që të mbronte djalin e tij, Urim Qazimaj, dhe trafikantin tjetër të saj, Mersin Myrtollari.

Më poshtë është një intervistë e Vjollcës në datën 5 janar të vitit të kaluar dhene pper gazeten Panorama

Vjollca, a mund të na tregoni se çfarë ka ndodhur me ju?

Jam shitur katër herë në Maqedoni me burra mbi 50 vjeç kundrejt shumës 400-700 euro. Dhunohesha fizikisht nëse nuk pranoja të martohesha me personin e radhës. Herën e fundit më kanë detyruar të martohem me një burrë që ishte 74 vjeç. Urimi së bashku me disa persona të tjerë kryenin celebrimin me dokumente të falsifikuara dhe më pas vinin dhe më merrnin.

Si nisi kjo histori trafikimi?

Me Urim Qazimajn kam qenë në një shkollë në të njëjtin fshat. E dinte që isha një vajzë e pambrojtur, familja ime ishte e varfër dhe askush nuk mund të më ndihmonte çfarëdo që të bëja. Unë jam shitur mbi katër herë në Maqedoni nga Urimi, Mersin Myrtollari dhe persona të tjerë. Më kanë detyruar të martohem me pleq dhe në këmbim të martesës sime ata merrnin mbi 400 euro. Unë nuk kam marrë asgjë nga këto lekë. Jam rrahur e keqtrajtuar dhe kam edhe shenja në trup (tregon shenjat e çara me thikë në pjesën e dorës). Nëse unë nuk iu bindesha, ata më thoshin se do të më vrisnin.

Si ju morën për t’iu shitur?

Gjithçka nisi kur Urimi më njohu me një maqedonas dhe më tha që është njeri i mirë dhe është edhe në gjendje të mirë ekonomike. Pas disa takimesh unë u martova me të, por nuk e dija që isha shitur. Pas disa kohësh u ndava pasi më dhunonte. Nga dhuna humba dhe fëmijën në muajin e katërt të shtatzënisë. Më pas Urimi filloi të më propozonte martesa të tjera. Më dhunonte nëse nuk pranoja. Çdo ditë interesoheshin klientë nga Maqedonia dhe zgjedhjen e bënte Urimi bashkë me dajën, i cili na ndihmonte të kalonim kufirin. Ishte çdo gjë e llogaritur me detaje.

Si kryhej martesa atje me burrat që ju blinin?

Kur shkoja në Maqedoni, kisha identitete të ndryshme. Urimi në bashkëpunim me dajën e tij merrnin për mua certifikata me emër tjetër dhe më pas kryenim celebrimin. Pasi qëndroja disa javë me burrin që më kishte blerë, largohesha dhe e kaloja kufirin nga mali ku më priste Urimi dhe kthehesha për të kryer martesën e radhës. Kam ndenjur pa bukë, jam rrahur si kafshë nga burri që më kishte blerë, kryeja marrëdhënie me dhunë.

Por pas zbulimit të ngjarjes, ju e përgënjeshtruat trafikimin…

Më kishte marrë peng babai i Urimit dhe më kërcënonte që të hidhja poshtë akuzat e policisë. Madje më futi edhe klientë të tjerë derisa arrita t’i shpëtoja e të largohesha. Ai erdhi përsëri dhe donte të më vriste, ndaj e denoncova në polici. Di të them se dhe babai i tij ka qenë në dijeni të shitjes sime dhe ai merrte para nga kjo gjë. Unë kam frikë për jetën time dhe të vajzës, sepse persona të panjohur vijnë çdo ditë duke më bërë presion dhe më thonë se do të më vrasin. Dua mbrojtje për vete, për vajzën dhe për familjen time.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498