Kreu i grupit parlamentar të LSI Luan Rama këtë 26 vjetor të PS ka vlerësuar vlerat e kësaj force politike dhe kontributin që ajo ka dhënë për politikën shqiptare.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Rama shkruan se vlerat e PS nuk mund të hidhen poshtë dhe as nuk mund të tjetërsohen nga “Rilindja”, pavarësisht se ajo ka ndryshuar ngjyrën e flamurit dhe simbolet e partisë.
Ai ka renditur një sërë kontributesh që ka dhënë PS gjatë ekzistencës së saj.
“Mirënjohje e nderim për socialistët shqiptarë dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë, në ditën e themelimit të kësaj kështjelle të qëndresës e heroizmit, te solidaritetit e humanizmit,që ka meritën historike të ringritjes së shtetit pas rrënimit total që shkaktoi rregjimi i Berishës më 1996 dhe 1997 dhe që e bëri Shqipërinë aleate të NATO-s në luftën për çlirimin e Kosovës, vlera të cilat Rilindja e tepsisë as nuk mund ti tjetërsojë dhe as nuk mund ti mohojë duke ndërruar ngjyrën e flamurit apo simbolet e Partisë Socialiste”, shkruan Luan Rama.