INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
27 persona të arrestuar në 3 ditë, Xhafaj flet për super operacion [FOTO]

27 persona të arrestuar në 3 ditë, Xhafaj flet për super operacion [FOTO]

Publikuar më: 09:50 22-10-2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me një seri postimesh në Twitter, vlerësoi aksionet policore të së dielës kundër grupeve kriminale. Në pranga kanë përfunduar 27 persona thotë ministri i brendshëm, ku mes të cilëve ishin dhe persona të skeduar për trafik droge. 

Fatmir Xhafaj:
“Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo. Në 3 ditë, një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara në territor, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore në territor. Aksion shembullor i forcave policore në operacion e veçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier&RENEA e DVP. Disiplinë e profesionalizëm i lartë & mbi të gjitha konfidencialitet total! Disa ditë aksion&ASNJË rrjedhje informacioni për rreth 100 urdhëra kontrolli të ekzekutuar! FALEMINDERIT”.

xhafaj_twttetrr.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553