Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të publikojë video duke akuzuar kryeministrin Rama se është kërcënim për sigurinë e familjeve shqiptare.
Këtë herë Basha ka publikuar një video ku përmenden 27 politikanë të Partisë Socialiste.
Sipas edhe njoftimit të PD-së, në video është paraqitur “një kartelë e shkurtër kriminale për kryebashkiakët e rinj e të vjetër, të promovuar nga Edi Rama dhe të mbrojtur prej tij.
“Është kartela kriminale e disa deputetëve të tij, që, gjithashtu, janë vegla të përdorura prej Edi Ramës për pushtetin e tij kriminal.”
“Ja banda e kriminelëve dhe hajdutëve me të cilët Edi Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!”, shkruan Basha.