INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
27 vjet nga shembja e komunizmit, Kryemadhi: Diktatorët e ''vegjël'' që na qeverisin kanë ende model atë që shkatërroi Shqipërinë

27 vjet nga shembja e komunizmit, Kryemadhi: Diktatorët e ''vegjël'' që na qeverisin kanë ende model atë që shkatërroi Shqipërinë

Publikuar më: 14:46 20-02-2018

Përmes një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Kryemadhi theksoi se 20 shkurti do të kujtohet gjithmonë si qëndresa dhe kulmi i revoltës të një populli.

Mes të tjerash ajo pohoi se edhe sot diktatorët po mbajnë ende peng Shqipërinë me papërgjegjshmërinë me të cilën qeverisin.

MESAZHI I KRYEMADHIT

27 vjet më parë shqiptarët rrëzuan simbolet e diktaturës, duke treguar forcë dhe kurajo përballë një regjimi që në ditët e fundit tregoi anën më të egër të tij.

20 shkurti do të kujtohet gjithmonë si qëndresa dhe kulmi i revoltës të një populli, që për dekada u përball me padrejtësi dhe dhunë shtetërore.

Sot, 27 vjet më pas, shpresat e mijëra shqiptarëve që dolën në shesh për rrëzimin e bustit të diktatorit janë ende të paplotësuara, sepse diktatorët e “vegjël” që na qeverisin kanë ende model atë që shkatërroi Shqipërinë për 50 vjet me radhë.

Janë këta diktatorë që sot po mbajnë ende peng Shqipërinë me papërgjegjshmërinë me të cilën qeverisin.

Ndaj sot më shumë se kurrë kujtesa për atë ditë të shënuar dhe qeverisja banditeske janë shtysa më e madhe për të gjithë ne që të rrëzojmë diktatorët e vegjël, që çdo ditë e më shumë po na imponohen me modelet e tyre të shëmtuara.

28279560_1533560190090051_6998142574576254946_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003856897354126