Presidenti i vendit, Ilir Meta nuk i ka munguar 27-vjetorit të krijimit të PD-së. Meta nëpërmjet një postimi në Facebook, shkruan se PD është forca e parë opozitare në vend, dhe i uron suksese në përmbushjen e përgjegjësive europiane në këtë 27-vjetor.
Postimi i plotë:
Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Demokratike, si forca e parë opozitare në vend, kam kënaqësinë t’i uroj kësaj partie, lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit.