Këtë të hënë Partia Demokratike festoi 27-vjetorin e krijimit të saj.
Gjatë fjalës së tij kryetari i kësaj force politike Lulzim Basha uroi 27 vjetorin e PD-së duke e cilësuar lindjen e pluralizmit politik.
‘Lëvizja e dhjetorit dhe PD kanë prodhuar Shqipërinë e lirë, të orientuar nga Europa dhe SHBA. Azem Hajdari është prijësi dhe kryetari I PD së sapo themelouar. Gramoz Pashko, Arben Broci, Sokol Olldashi dhe emra të tjerë të shquar. Harresa nuk do të bjerë mbi ta. Nderim dhe mirënjohje më e madhe për liderin Historik Sali Berisha’ u shpreh Basha në eventin e organizuar në nder të 27 vjetorit të krijimit të PD-së.
Gjatë fjalës së tij po ashtu Basha u ndal edhe te aktualiteti politik duke u shprehur se akuzat e PD se qeveria është e lidhur me krimi janë vërtetuar.
‘ PD në 27 vite ka përjetuar ulje ngritje, ka marrë goditje dhe plagë por është ringritur. Pavarisht sfidave PD është ringritur. Viti që po mbaron ka qënë vit i vështirë për Shqipërinë nuk na besuan, por shumë e mbyllën gojën pasi akzuat e PD janë vërtetuar” shtoi kreu demokrat në fjalën e tij.
Në eventin e zhvilluar ishin pjesëmarrës figura të shquara të PD duke nisur nga Sali Berisha, Bujar Nishani, ambasadorë, deputetë, anëtarë të PD-së dhe përfaqësues të medias.