INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
28-vjetori i themelimit të PS, Ditmir Bushati flet për deformime, 'Duhet të ruhemi nga...'

28-vjetori i themelimit të PS, Ditmir Bushati flet për deformime, 'Duhet të ruhemi nga...'

Publikuar më: 15:31 12-06-2019

Socialistët sot festojnë 28-vjetorin e themelimit të partisë, por duket se kjo forcë politike nuk shihet njëlloj nga të gjithë. Disa e kritikojnë e të tjerë e vlerësojnë dhe urojnë. Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka shkuar se në Partinë Socialiste ka persona që frenojnë përparimin. Pa përmendur emra, Bushati këshillon që PS duhet të ruhet nga disa prej tyre.

“Partia Socialiste mbetet sot e vetmja alternativë serioze për drejtimin e vendit tonë. Por, procesi i evolucionit në mënyrë të pashmangshme ka edhe deformime apo frenime të mundshme, nga të cilat duhet të ruhemi, që përparimi të mos kthehet në vendnumërim, shpresa të mos kthehet në dëshpëri m dhe e ardhmja e shqiptarëve të mos jetë jashtë, por brenda vendit”, shkruan deputeti socialist.
Më entuziastë është shprehur kreu i grupit socialist, Taulant Balla. Veç urimit ai përmend dhe datën 30 qershor që është anuluar nga Presidenti për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

“Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator. Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar”, shkruan Balla në Facebook.

Partia Socialiste lindi në vitin 1991 pas shkrirjes së Partisë së Punës së Shqipërisë. Ndër vite në këtë parti kanë hyrë dhe kanë dalë shumë anëtarë. Ka të zhgënjyer me Rilindjen që nuk shkelin më në seli, por dhe të zhgënjyer të tjerë që janë ende brenda strukturave, disa flasin dhe të tjerë heshtin. Vitet e fundit ka patur dhe prurje të reja që ngjitën shkallët me shpejtësi dhe kanë marrë poste të rëndësishme.

Article Logic
Execution time: 0.0040109157562256