Ndoshta u pendua?
Pasditen e djeshme nisi të qarkullojë nëpër portale lajmi se Era Istrefi më në fund po udhëtonte zyrtarisht me pasaportë shqiptare. Por si duket ky lajm i është dukur i ekzagjeruar Besnikut të 2PO2 sepse reperi ka reaguar nëpërmjet një postimi. “Sipas portaleve po u deshka me pas këtë pasaport për me kon 100% shqiptar? Ndërkoh un jom 100% francez sipas tyre? Jo mor 100% shqiptar pasha Zotin pasaporta nuk përfaqëson. Gjene 1 milion shqiptar deshtët ju apo s’deshtët”, shkruajti reperi i cili si duket më vonë u pendua sepse e hoqi postimin.