Jo vetëm Çiljeta merr djalin me vete në koncert.
Edhe Besniku i 2PO2 ka marrë me vete djalin si shoqëruesin më të mirë në koncertet e tij. Por si duket nuk ka rezultuar të jetë i tillë sepse ndryshe nga babai, ai nuk iu ka rezistuar dot orëve të vona pa fjetur dhe e ka zënë gjumi të ulur mbi karrige. Këtë moment e ka kapur babai i tij i cili pasi e ka fotografuar, ka shkruar: “A vjen mo me babin n’tour?”. Jemi të sigurtë që herën tjetër do ta mendojë dy herë. /intv.al/