INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
2po2 prezanton albumin e ri me Florin, në ndjekje të “vajzës së larguar”

2po2 prezanton albumin e ri me Florin, në ndjekje të “vajzës së larguar”

Publikuar më: 22:04 18-03-2016

Nuk është bashkëpunimi i tyre i parë , ndoshta s’do të jetë as i fundit. Pas bashkëpunimeve të suksesshme mes Florit dhe 2Po2, si “Crazy girl” dhe “gjithë jetën” , vjen edhe realizimi i tyre i rradhës.

Kënga titullohet “Gone Girl”, muzika është punuar nga producenti 33 vjeçar Flori Mumajesi dhe studioja e tij muzikore “Threedots”, ndërsa teksti është shkruar nga Flori dhe 2po2. Pinkmoon është kujdesur për videon dhe kanë realizuar me të vertetë një videoklip të bukur. Kjo është kënga e parë publikuar  e 2po2 nga albumi i tij i ri “2020” që pritet të dalë në treg shumë shpejt.

Flori Mumajesi dhe reperi kosovar 2po2  i këndojnë “vajzës së larguar”. Mesa duket të dy këngëtarët e mirënjohur e kanë vuajtur shumë largimin e saj.  Shpresojmë që vajza të kthehet se djemtë po vuajnë. 

Article Logic
Execution time: 0.0032920837402344