Reperi i njohur 2po2 e ka nisur ditën e sotme me deklarata shumë të forta dfhe të bujshme në faqen e tij të Facebook.
Ai ka sulmuar hapur spektaklin e këngëve Top Awards, i cili pritet të bëjë debutimin së shpejti si vazhdim i Top Fest, dhe më konkretisht një nga personat më përfaqësues të saj, Ledion Liçon. Në një postim të gjatë në faqen e tij personale, ai praktikisht nuk ka lënë gjë pa thënë duke mos u kursyer në kritika. Gjithçka duket se e ka patur zanafillën në nominimet e Top Aëards për kategorinë “Collaboration of The Year”. Hiti i padiskutueshëm “Gone Girl” është përfshirë në këtë kategori, vetëm se në vend që të cilësohet “2po2 feat. Flori Mumajesi” është shkruar “Flori Mumajesi feat. 2po2”. Duket thjesht formalitet, por zakonisht në një bashkëpunim kënga është e artistit të parë në titull, ndërsa i dyti thjesht ka kontribuar në bashkëpunim. Kjo gjë duket se ka shkaktuar tërbimin e 2po2, për të cilin kjo ndjenjë “armiqësie” duket se nuk ka lindur sot pasi ai shprehet se “nuk dyshonte që ishin snoba, por nuk e priste të ishin dhe injorantë”. Nuk dihet ende nëse inatin e ka me Topin në përgjithësi apo konkretisht me Ledionin, të cilin e ka përmendur specifikisht, por duket se kjo histori vështirë se do të mbyllet këtu. Të shohim nëse kandidaturat e Top Awards në këtë kategori do ndryshojnë pas reagimit të 2po2.