Pas suksesit të këngës së tij më të fundit “Diçka tjetër”, reperi kosovar feston ditëlindjen.
Arton Avdyli që njihet me emrin e tij të artit, 2Ton mbushi sot 26 vjeç. Sigurisht që festimet kanë nisur që mbrëmjen e djeshme dhe duke parë foton e tij në Instagram mund të themi se duhet të ketë kaluar një mbrëmje mjaft të këndshme. “Happy Birthday to Me”, shkruan ai, por urimet nuk kanë munguar edhe nga miq e kolegë të tjerë. Nuk na ngelet tjetër veçse t’i urojmë edhe ne një ditë plot me surpriza.