INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

3 500 urgjenca në ditë: Ambulanca niset për 1 minutë [VIDEO]

Publikuar më: 14:21 06-03-2017

Kjo është mënyra se si do të jetë shërbimi i urgjencave në mbarë vendin, duke filluar që nga data 3 prill, me një objektiv të qartë: një shërbim të shpejtë e të sigurtë për qytetarët në nevojë. Kanë qënë ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Kryeministri Edi Rama që kanë prezantuar shërbimin kombëtar të urgjencës.
Ilir Beqaj:
“Jam i vetëdishëm se kemi ende shumë për të bërë, sdida reale fillon në ditët në vijim me vënien në evicencës të këtij shërbimi. Duhet të nisim autoambulancën në 1 minutë, dhe mbërrin në qytet për 15 min ndërsa në zonat rurale për 30 minuta”.
Numri një i ekzekutivit vlerësoi reformat e ndërmarra në sistemin e shëndetësisë, të cilat sipas tij kanë sjëllë dhe “rilindjen” e këtij sistemi.
Edi Rama:
“Krahasuar me çfarë duhet të bëjmë jemi larg, por krahasuar me ku kemi qënë është bërë një punë kolosale për të rilindur sistemin tonë shëndetsore”.
Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore, me trurin e instaluar elektronik, parashikohet se do të marrë rreth 3500 thirrje në ditë në mbarë vendin. Do të jetë qëndra ajo që do të komandojë e koordinojë lëvizjet e autombulancave e të ekipeve mjekësore në gjithë territorin. Ndërkohë qytetarët do të kenë në dispozicion dy numra falas për të kërkuar ndihmën e shërbimit të urgjencave përgjatë 24 orënëve në ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047