INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 Arsye pse dita e hënë duhet të jetë dita juaj më e mirë

3 Arsye pse dita e hënë duhet të jetë dita juaj më e mirë

Publikuar më: 15:46 25-11-2016
Njerëzit kudo në botë e kanë shumë problem ditën e hënë, sepse vijnë nga fundjava plot  argëtim.
Të kthehesh në punë, pas një pushimi  prej  dy ditësh  është e vështirë, por ka ardhur koha të mendoni pozitivisht për ditën e hënë. Intv.al  ju sjell  disa arsye pse e hëna  duhet të jetë dita juaj më e mirë e javës.
 
1. Keni mundësi për të filluar diçka të re
Mbarimi i fundjavës  tregon fundin e një cikli pushimesh,  ndërsa nisja e saj tregon një fillim të ri. Jeni ju që duhet të vendosni që ky  fillim të jetë sa më i mbarë. Mos hezitoni  të mendoni për gjëra të mira, sepse do i prishni punës vetes suaj duke u ankuar për ditën e hënë dhe nuk do ju ecin mirë punët.
 
2. Keni mundësinë për të ndryshuar gjërat tuaja
Ndoshta gjatë fundjavës keni reflektuar për të nisur  një javë me disa ndryshime në punën tuaj. Dita e hëna ju jep mundësinë që këtë ndryshim ta bëni realitet. Ju vendosni!
 
3. Jeni plot energji
Ju nuk ndiheni shumë të lodhur për të nisur një javë të re, ashtu si ju dëshironi.  Dita e hënë tregon se  mund të realizoni edhe gjëra që ditë më parë nuk keni pasur energjinë e duhur. Mesa duket nuk tregoni lodhje! 
 
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943