INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 Arsyet shokuese pse meshkujt e martuar po tërbohen duke flirtuar online

3 Arsyet shokuese pse meshkujt e martuar po tërbohen duke flirtuar online

Publikuar më: 15:22 10-03-2017
Mesa duket teknologjia ka edhe pjesën e saj negative.
Po flasim për çiftet e martuara, të cilët sipas ekspertëve po shtohen duke përdorur aplikacionet online për të tradhëtuar. Më saktësisht te meshkujt . Pse po ndodh kjo gjë, kudo në botë?!
 
1. Kur kërkojnë  për dashurinë
Në këto raste seksi nuk është edhe aq i rëndësishëm, por romanca dominon më shumë. Këta meshkuj dëshirojnë dikë që t’i dërgojë mesazhe ku t’i tregojnë dashurinë që ndjejnë për ta. Mungesa e vëmendjes nga partnerja i shtyn këta meshkuj të gjejnë online dikë tjetër.
2. Kur kërkojnë biseda erotike
Ata që veprojnë në këtë mënyrë, sipas intv.al dëshirojnë të bëjnë biseda erotike online dhe të admirohen nga dikush tjetër për pjesën e seksit. Sipas ekspertëve, ka pasur raste kur ata kanë një jetë të rregullt në çift, por ndërkohë që janë më partneren e tyre i shkruajnë personit që flasin online. Në shumicën e rasteve, nuk takohen me atë që flasin, por çdo gjë është në imagjinatën e tyre, ideja që nga ana tjetër është një femër. Komplekset që kanë me partneren e tyre, i shtyn të shprehen lirshëm me dikë të panjohur.
3. Dëshira për t’u larguar nga rutina e martesës
Frika për të përballuar monotoninë që kanë në një lidhje, po i shtyn meshkujt kudo në botë, të kërkojnë të komunikojnë me një femër tjetër online. Ata zgjedhin mënyrën më të lehtë, nga telefoni  i tyre, pa u lodhur fare  për t’u hequr dikush që nuk janë dhe askush mos t’i zbulojë. Sipas intv.al duke vepruar në këtë mënyrë, gënjejnë veten se jeta e tyre nuk është edhe aq e mërzitshme. 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0018420219421387