INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 çiftet perfekte, sipas shenjës së horoskopit. Dashuria e tyre zgjat gjithë jetën!

3 çiftet perfekte, sipas shenjës së horoskopit. Dashuria e tyre zgjat gjithë jetën!

Publikuar më: 12:49 21-09-2018
Horoskopi ka ndikimin e tij në lidhje me krijimin e çifteve perfekte.
Në këtë artikull, sipas intv.al  kemi renditur çiftet ideale, sipas shenjës së horoskopit.
 
1. Peshqit- Luani
Peshqit jetojnë me ëndrra në shumicën e kohës , ndërsa luani  e kundërta e tij. Luanët janë të vendosur dhe i realizojnë gjërat që vërtet i duan. Një person i shenjës së peshqve ka nevojë për mbështetjen e luanit, për t’i zgjuar nga ëndrrat. Ata formojnë çiftin ideal, sipas intv.al sepse plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrën më të mirë.
2.  Virgjëresha-Bricjapi
Këto dy shenja kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kanë të ardhme së bashku. Personat e shenjës së virgjëreshës janë misteriozë dhe nuk bëjnë premtime, ndërsa bricjapët janë të hapur ndaj gjërave që duan në jetë. Bricjapët janë ambiciozë, gjë që e kanë të përbashkët  me virgjëreshën. Të dy duan suksesin dhe kjo gjë i shtyn të formojnë çiftin perfekt.
3. Dashi- Shigjetari
Të dy janë shenjat e zjarrit dhe kuptohen që kur e shikojnë njëri-tjetrin në sy. Pasionantë të lindur, plot dëshirë për të shijuar jetën. Gjëja që i lidh më shumë është dëshira për t’u argëtuar. Rutina i vret të dy, prandaj si çift do shkonin shumë. Fakti që i kanë dëshirat e njëjta, i shtyn të mos tradhëtojnë, karakteristikë që e kanë të dy.
Burimi: Astrology-zodiac-signs
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096