INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 ditë nga skadimi i afatit BE thirrje juristëve: Kandidoni për komisionet e rivlerësimeve

3 ditë nga skadimi i afatit BE thirrje juristëve: Kandidoni për komisionet e rivlerësimeve

Publikuar më: 16:13 06-02-2017

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri i drejton një thirrje të drejtpërdrejtë juristëve të kualifikuar, që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Rivlerësimit.
Apeli është publikuar në faqen e internetit të delegacionit, shoqëruar me detajet e plota të aplikimit, të cilat mund të gjenden në faqen “online” të Avokatit të Popullit. Aty sqarohet sesi janë të ftuar për pjesëmarrje sa më të gjerë qytetarët, si brenda edhe jashtë vendit, që plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara në ligj.
Numri i aplikuesve ka shkuar në 12 deri në mesditën e së hënës, duke u dyfishuar që nga thirrja e ambasadorit Lu, të shtunën. Numri i vendeve që duhen plotësuar është 27; 12 në Komisionin e pavarur të Kualifikimit, 7 në Kolegjin e Apelimit, 2 komisionerë publikë dhe nga 2 zëvendësues për secilin organ.
Ndërkohë data 9 shkurt është afati i fundit, kohë për juristët që të aplikojnë për insitucionet e reja të Drejtësisë.
Kandidatëve u duhet të dorëzojnë 2 kopje dokumentesh, përfshirë një shkresë të nënshkruar prej tyre, ku aplikuesi pranon kufizimet e posaçme për fshehtësinë në komunikimet elektronike, gjatë kohëzgjatjes së mandatit si anëtar i institucioneve të rivlerësimit.
Plot 11 janë kriteret ligjore për të qenë kandidat. Kushti i parë është diplomimi si jurist, e pastaj vijnë me radhë kritere me standardet shumë të larta profesionale dhe morale të kandidatëve. Pjesë e kërkesave është edhe vjetërsia në punë në fushën e së drejtës, të mos ketë qenë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit, të mos ketë qenë anëtar apo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, të mos jetë mbi 65 vjeç, si dhe njohja shumë e mirë e gjuhës angleze.

Article Logic
Execution time: 0.0031018257141113