INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘3 fatkeqë, ithtarë të Haxhi Miletit’. Reagimi i Sandër Lleshajt për incidentin me studentët

‘3 fatkeqë, ithtarë të Haxhi Miletit’. Reagimi i Sandër Lleshajt për incidentin me studentët

Publikuar më: 09:09 20-03-2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar sot pas incidentit të ndodhur dje në Durrës me një grup studentësh, pjesëtarë të strukturave të të rinjve të PD-së. Lleshaj i quan ithtarë të Haxhi Miletit, personazh me të cilit i referohet ish-kryeministrit Sali Berisha që komentoi dje vizitën e ministrit në Durrës.

Lleshaj shkruan në “Facebook” se ata dje ishin tre fatkeqë e jo studentë, ndërsa shton se dje kishte një ditë shumë të bukur në Durrës. “Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mija me studentët në Durrës. Tre fatkeqë nga prodhimi i tij, në rrugë dhe jo studentë, janë një dëshmi e mjerë se si mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet ithtar i H. Miletit. Dje kisha një ditë shumë të bukur në Durrës”, shkruan ai në rrjetet sociale.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039207935333252