Kullotat dhe mali në afërsi të fshatit Cerkovicë janë përfshirë nga flakët. Një zjarr i përmasave të madha ka përfshirë zonën me kullota dhe pyje sipër fshatit Cerkovicë në Sarandë. Sipas të dhënave të para mësohet se zjarri ka filluar rrreth orës 01:00 të mëngjesit të ditës së mërkurë. Ende nuk janë bërë me dije se cili ëhstë shkaku i rënies së zjarrit.
Ndërkohë nga rënia e zjarri rrezikohen 3 fshatra Cerkovica, Shendreu dhe Leshnica.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 zjarrfikëse nga Saranda dhe Delvina, por është kërkuar ndihmë edhe nga Tirana për ndërhyrje me helikopter.
Inspektorët e ISHMPS -se janë duke e kontrolluar zjarrin dhe po punojnë deri në neutralizimin e plotë të tij. Policia thotë se aktualisht nuk përbën rrezik për fshatrat përreth si Cerkovicë, Kullarat dhe Dhivër pasi situata ndodhet nën kontroll.