INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë pas një ndarjeje

3 gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë pas një ndarjeje

Publikuar më: 11:10 10-07-2017

Sido që të jetë ndarja, nuk mund të lërë një ndjesi të mirë; jo nëse jeni dashur.

Intuita na lejon ta kuptojmë kur diçka ka marrë fund dhe nuk ka më kthim, por të zgjohesh të nesërmen vetëm, duke e ditur që ai/ajo s'do të jetë më aty, është nisja e një proçesi të gjatë, të dhimbshëm të së ashtuquajturës "harresë".

Mos nxitoni drejt Facebook-ut
Një dietë nga rrjetet sociale ose të paktën ta hiqni atë nga miqtë, do t’ju ndihmojë të bëni përpara. Ta përndiqni atë në rrjetet sociale thjesht do ta bëjë më të vështirë situatën.

Mos lejoni që të t’ju dëmtojë shëndetin
Sigurisht që një tas i madh me akullore duket si alternativa më e mirë për një zemër të thyer, por mesa duket ka diçka tjetër që mund t’ju vijë në ndihmë. Sipas një studimi, të kujdesesh për shëndetin dhe për format trupore, shërben pozitivisht në kalimin e dhembjes së një ndarjeje.

Mos e hidhni poshtë alternativën e lidhjes menjëherë pas ndarjes
Kalimi në një lidhje tjetër menjëherë pas ndarjes kanë tendencën të kenë një reputacion të keq, por në fund të fundit nuk janë aq të tmerrshme. Një studim i vitit 2014 ka treguar se personat e që kalonin më pak kohë nga njëri partner tek tjetri, në fakt ishin ata më të lumturit.

Article Logic
Execution time: 0.0024929046630859