INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 Gjërat e tmerrshme që ndodhin në  jetën e çdo femre pasi bëhet nënë. Mos u trembni!

3 Gjërat e tmerrshme që ndodhin në jetën e çdo femre pasi bëhet nënë. Mos u trembni!

Publikuar më: 12:25 25-07-2017
Çdo ndryshim që realizohet në jetën e dikujt, ka pasojat e veta pozitive ose negative.
Ndalemi te femrat të cilat bëhen nëna dhe ndryshimi që do shfaqet në jetën e tyre. Ekspertët kanë veçuar disa gjëra që do i ndodhin pasi bëhen me fëmijë.
1. E harron fjalën “ gjumë”
Nënat e reja sidomos kur bëhen me fëmijë e harrojnë ndjesinë e të fjeturit gjumë si gjithë të tjerët. Zgjimi orë e minutë nga fëmija i bën ato të çmenden nga lodhja e tepërt. Shpëtimi  i tyre është konsumimi i kafeve, që t’i bëjë ato të rezistojnë pak më shumë. Pasi bëhesh nënë duhet të siguroheni që jeni gati t’i thoni lamtumirë gjumit të rehatshëm.
2. Vrapon për të bërë punë të ndryshme
Të pasurit fëmijë do të thotë që je sipas planit të tyre dhe koha jote varet nga programi i tyre. Nëse je një nënë do fillosh të vraposh nga kudo që të shkosh, pasi nuk ka më rehati në lidhje me aktivitetin tënd personal. Koha kur i merrje gjërat me terezi ka mbaruar, prandaj vraponi për të kapur gjërat.
3. Nuk ka kohë për veten e saj
Pasi bëhen me fëmijë fillojnë të harrojnë edhe veten e tyre. Sipas intv.al nëse bëhesh me fëmijë e harron se ekziston edhe ti. Në shumicën e kohës nënat dalin nga shtëpia pa u rregulluar, sepse ia dedikojnë gjithë kohën fëmijëve të tyre. Mos u mërzisni, do kalojë, por mundohuni të gjeni një hapësirë kohore të vogël për veten tuaj, pasi më vonë kjo do përbëjë problem për jetën tuaj në përgjithësi. 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002