INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 gjërat që  janë më të rëndësishme se seksi në një lidhje

3 gjërat që janë më të rëndësishme se seksi në një lidhje

Publikuar më: 12:43 28-07-2017

Padyshim që e qëndruara në çift është një pjesë e jetës që na bën të ndihemi  të  plotësuar në disa aspekte. Një ndër këto aspekte është  marrëdhënia intime që ndodh mes çiftit ose seksi. Po a është seksi mjaftueshëm që marrdhenia të vazhdojë?

 

Padyshim që seksi është një faktor që e forcon një lidhje dhe e bën atë më të ngushtë, e kundërta ndodh për çiftet që bëjnë  seks një herë në dy muaj, por studimet e fundit na bëjnë me dije që ka faktorë më të rëndësishëm që një marrëdhënie në çift të shkojë akoma më mirë. Nëse  këto gjëra nuk funksionojnë siç duhet, marrëdhënia kthehet thjesht në një epsh seksual dhe pas një kohe të caktuar me shumë gjasa çdo gjë shkon drejt fundit.

Këto jan 3 gjërat  që marrëdhënia juaj  të funksionojë në mënyrë përfekte:

1. Komunikimi mes njëri-tjetrit duhet të jetë perfekt. Duhet të flisni për çdo gjë me njëri-tjetrin dhe nuk duhet të mbani sekrete.

2. Duhet të pranoni dhe të jeni të vetëdijshëm që partneri ose partnerja juaj nuk mund t’ju japë gjithcka që ju mund të këni parë nëpër filma ose që shikoni çdo ditë lart e poshtë.

3. Duhet të jini më shumë miq sesa të dashur. Duhet të flisni shumë me njëri-tjetrin të arrini të kuptoni sa më mirë njëri-tjetrin, gjithashtu pjesën më të madhe të kohës së lirë duhet ta kaloni duke qëndruar së bashku, duke bërë lojra më njëri-tjetrin. Shakatë dhe e qeshura janë një faktor që ju bën të argëtoheni dhe të largoni stresin që mund të keni nga e përditshmja.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268