Jo të gjithë kanë fat në dashuri, dhe ky ters e ka ndjekur Murray-n nga Queensland, Australia. Ai është divorcuar tre herë, por duket se tani ka gjetur dashurinë e vertetë, pikërisht një kukull plastike të quajtur Noni, edhe pse i është dashur më shumë se një vit të mësonte si të kryente marrëdhënie seksuale me të. Ajo është e bërë nga plastika, dhe natyrisht nuk mund të ecë e të flasë por kjo gjë nuk e ndal Murray-n ta dashurojë pasi është shumë i lidhur me të.
Ai është shprehur për ABC se atyre iu është dashur kohë e gjatë për krijuar intimitetin e madh që tashmë ndajnë. Gjithashtu thotë se përjeton nivele ekstazie kur kryen marrëdhënie seksuale më shumë seç përjetonte me gratë e tij. Noni është kukulla e katërt që ka Murray, por shpreson që do të vazhdojë të jetojë me të deri sa të vdes.