INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 kongresmenë letër Kerry-t: Bind Ramën që të pranojë rekomandimin 88!

3 kongresmenë letër Kerry-t: Bind Ramën që të pranojë rekomandimin 88!

Publikuar më: 09:35 27-06-2016

Tre kongresmenë amerikanë i kërkojnë Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry, që të ndërhyjë në debatin politik në Shqipëri mbi reformën në drejtësi. Me anë të një letre publike, 3 kongresmenë i kërkojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë Sekretarit Kerry që të bindë qeverinë dhe të miratojë reformën në drejtësi, duke përfshirë dhe rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias. Kongresmenët David Jolly, Robert Aderholt, si dhe nënkryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin e SHBA, Dana Rohrabacher, kërkojnë që konsensusi mes palëve politike në vendin tonë të arrihet duket respektuar rekomandimet e “Venecias”,
Ja letra e kongresmenëve amerikanë për Sekretarin Kerry:
“I dashur Sekretari Kerry:
Ju shkruajmë me shqetësimin se vendimet e drejta dhe të pavarura të gjyqësorit në Shqipëri vazhdojnë të kërcënohen, dhe për të kërkuar mbështetjen tuaj për përpjekjet në vazhdim për të arritur konsensus mbi reformat e propozuara.
Reforma në Drejtësi nevojitet për të siguruar një gjyqësor të pavarur dhe një proces gjyqësor të hapur dhe të argumentuar që mund të shërbejë edhe për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Komisioni i Venecias ka paraqitur rekomandimet finale për Reformën në Drejtësi dhe liderët politikë nga të dyja palët politike i kanë mirëpritur këto rekomandime si një produkt konsensual. Ne besojmë se liderët politikë janë afër një marrëveshjeje mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe në mënyrë më specifike Rekomandimi 88, i cili përbën bazën e zgjidhjes kur liderët politikë janë në një pikë ku nuk bien dakord.
Që Reforma në Drejtësi të përfundojë, duhet garantuar adoptimi i këtij rekomandimi në Kushtetutën e Shqipërisë dhe zbatimi i tij. Ne ju nxisim që të punoni me qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë përkushtimin ndaj Reformës në Drejtësi. Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe interesi ynë i përbashkët për sigurinë e lirinë është i një rëndësie domethënëse në planin rajonal dhe global.
Me shumë respekt,
David Jolly
Robert Aderholt
Dana Rohrabacher

Ja letra në versionin anglisht:

Article Logic
Execution time: 0.0033891201019287