Nëse jeni të interesuar të dini për botën e kristaleve, këtu janë disa që duhet t’i keni pranë për të pasur vetëm fat të mirë.Sipas intv.al ja disa prej tyre:
1. AMETHYST
Keni nevojë për fat në realizimin e ëndrrave tuaja? Mundohuni të mbani një varëse me këtë kristal ose thjesht të mbani një gur të vogël në një qese në çantën tuaj. Ndër të tjera, besohet të jetë një "talisman i suksesit dhe ndihmon në përpjekjet krijuese.
2.TIGER EYE
Syri i Tigrit , i quajtur shpesh kristali "i gjithëdijshëm", mendohet të ju sjellë depërtim dhe qartësi në situata që janë sfiduese ose të reja. Madje, sipas intv.al gjithashtu besohet se ndihmon si qetësues në situata të tensionuara të biznesit.