INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 lëvizje të thjeshta për të liruar tensionin e mbledhur gjatë ditës, pasi keni kaluar shumë kohë ulur

3 lëvizje të thjeshta për të liruar tensionin e mbledhur gjatë ditës, pasi keni kaluar shumë kohë ulur

Publikuar më: 15:32 18-05-2018

Duhet t’i kushtoni shumë vëmendje qëndrimit, muskujve tuaj.

Këto ushtrime të lehta do t’iu shpëtojnë:
Ju qëndroni gjatë ulur në zyrë : të mbështetur në karrike dhe këmbët në dysheme. Ndonëse kjo duket si një e ulur korrekte, nëse kaloni më shumë se një orë në këtë pozicion, trupi juaj do të fillojë të ankohet.

Muskujt e qafës dhe të shpinës janë të tensionuara.

Ata të barkut bëhen të dobët.

Ndikohet qarkullimi i gjakut tek këmbët, gjë që mund të shkaktojë venat me variçe

Ana e të pasmeve humbet lëvizshmërinë.

Ne ju rekomandojmë që çdo orë që jeni ulur, të përpiqeni të ngriheni dhe të ecni për 5 deri në 10 minuta. Një nga pretekstet është se po ikni në banjo, po mbushni një gotë ujë apo po bëni një telefonatë urgjente.

Për të shmangur çdo lloj shqetësimi, bëni këto 3 lëvizje kur të ktheheni në shtëpi, në këtë mënyrë që të lironi tensionin e grumbulluar gjatë ditës.

  1. Qafa 100% e relaksuar.

Vendos dorën e djathtë në veshin  e  majtë rreth kokës nga prapa, shtyni butësisht dhe do të ndjeni që tensioni në qafë do të zvogëlohet. Qëndroni 5 sekonda në këtë pozicion dhe përsëritni 3 herë në të dyja drejtimet.

  1. Shtriji brinjë!

Vendoseni dorën e majtë në pjesën e prapme të një karrigeje ose të një divani, pastaj ngrini krahun e djathtë në të njëjtën kohë që e sillni këmbën në të njëjtën anë. Përsëriteni 4 herë.

  1. Të pasmet

Në një shtresë stërvitjeje, shtrihuni në shpinë dhe përkulni gjunjët. Mbështetni kyçin e këmbës tuaj të djathtë në kofshën e majtë. Përdorni dorën e djathtë për të shtyrë butësisht këmbën në anën e njëjtë, bëjeni sikur doni ta lëvizni larg derisa të ndjeni një shtrirje delikate në të pasme.

Article Logic
Execution time: 0.0039980411529541