INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 mënyra të shpejta për të shkëlqyer këtë Vit të Ri

3 mënyra të shpejta për të shkëlqyer këtë Vit të Ri

Publikuar më: 16:27 28-12-2015

Çfarë do të veshësh për natën e Vitit të Ri?

Kjo është pyetja që dëgjohet më së shumti këto ditë në ambiente me femra. Nëse mendoni se nuk keni dhënë maksimumin tuaj për festën e Krishtlindjeve keni edhe një shans tjetër për të shkëlqyer! Kur bëhet fjalë për festa të tilla menjëherë të shkon në mendje një veshje e gjitha e zezë ose me shkëlqim dhe sigurisht buzë të kuqe.

 Nëse keni planifikuar ndonjë darkë me familjen apo kolegët e punës bëni mirë t’i hidhni një sy kombinimeve të mëposhtme:

 

- Veshje me shkëlqim -

Kjo periudhë festash është mbase momenti më i duhur për të veshur ccdo gjë që shkëlqen dhe bie në sy. Vishni një fund me temina, kombinuar me një pulover të bardhë ose të zi, buzë të kuqe, taka të larta dhe jeni gati për festa!

 

- Nga koka te këmbët me të zeza -

Në rast se nuk vendosni dot si t’i kombinoni ngjyrat, e zeza ju nxjerr nga situata. Gjithmonë e rafinuar dhe klasike. Vishni një kostum të zi, pallto të gjatë dhe ccizme të takë të lartë dhe sigurisht një aksesor ngjyrë floriri.

 

- E sofistikuar -

Kjo është fjala e preferuar kur bëhët fjalë për njerëz që adhurojnë modën. Duke nisur nga printet e deri tek copat e shtrenjta, nga kombinimet ekstavagante te ato minimale përfshirë këtu dhe aksesorët, buzët me ngjyrë të errët, copat e lëkurës dhe ato prej pellushi. Pak nga të gjitha dhe në masën e duhur do ju bëjnë të dalloni nga të tjerët.

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543