INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 mënyra si të keni vetulla të përsosura

3 mënyra si të keni vetulla të përsosura

Publikuar më: 15:43 10-06-2019

Ne të gjithë e dimë se një vetull e rregullt dhe e formuar është themeli i çdo vështrimi të bukur, por çfarë të bëni nëse vetullat tuaja nuk janë perfekte?

Ka disa mënyra që mund të plotësoni dhe rregulloni vetullat tuaj duke i bërë ato më të plota dhe më të bukura. Një vetull e rregullt nxjerr në pah një sy dhe fytyrë më të bukur dhe simetrike.

– Mos i hiqni asnjëherë vetë, sidomos në fillim. Kjo do të thotë të hiqni piskatoren nga dora dhe të shkoni tek një profesionist. Ju nuk e dini formën e vetullës dhe një qime e hequr gabim mund të çojë në një ndryshim dramatik të tipareve të fytyrës tuaj.

– Nëse keni vetulla të holla merrni parasysh microblading. Ko është një teknike ose një gjysmë tatuazh i përhershëm që vendoset në lëkurë duke imituat qimen e vetullave, shkruan lexoa. Kjo teknikë plotëson papërsosmëritë dhe plotëson vetullat në vendet e duhura duke ju dhënë një hark perfekt sipas formës së syrit dhe fytyrës tuaj.

– Nëse vetullat tuaja janë të drejta, të rralla, të pabarabarta ose të mbingarkuara një pastrim i rregullt nga profesionistët është e nevojshme për ti pasur ato gjithmonë të rregullta.

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109