Në këtë artikull do flasim për meshkujt të cilët klasifikohen më tërheqës, sipas karakteristikave të shenjës së horoskopit.
Mesa duket, ata që besojnë në astrologji kanë gjetur se cilët meshkujt janë më të bukur për femrat, bazuar në shenjën e horoskopit.
1. Dashi
Ai sundohet nga planeti Mars. Meshkujt dash janë të freskët, tërheqës, joshës dhe marrin vëmendjen e femrave nga bukuria e tyre. Ata janë super të nxehtë dhe kërkojnë më shumë vëmendje. Këta meshkuj duan të vishen mirë dhe të duken bukur. Disa nga aktorët e njohur botërorë që i përkasin kësaj shenje janë: James Franco, Russell Crowe etj.
2. Binjakët
Meshkujt binjakë janë shumë flirtues dhe femrat impresionohen nga përgjigjet spontane dhe seksi. të tyre. Ata janë të zgjuar, gjë që i mahnit femrat. Një mashkull binjak ka tipare fizike të bukura dhe i përdor për të joshur femrat. Ja disa nga vipat që i përkasin kësaj shenje: Collin Farrell, Chris Evans, etj.
3. Shigjetari
Sunduar nga Jupiteri, mashkulli Shigjetar ka trup të bukur dhe është joshës. Arma më e fortë e tyre për të joshur një femër janë sytë. Ata kanë humor dhe janë spontanë, gjë që i tërheq femrat. Meshkujt Shigjetar vishen bukur dhe e ndjekin modën. Ngjyra e preferuar e tyre është bluja. Aktori i njohur që i përket kësaj shenje është bukuroshi, Brad Pitt.
Burimi: Izofy
Përshtati: Anisa Bega