INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 milion lekë për një vend pune në shtet, arrestohet sekseri nga Durrësi

3 milion lekë për një vend pune në shtet, arrestohet sekseri nga Durrësi

Publikuar më: 14:38 05-05-2018

Policia e Durrësit ka arrestuar një sekser pasi akuzohet se qytetarëve që donin të punonin në shtet ju merrte lekë.
Tre milionë lekë të vjetra kishte qenë "gjoba" që një qytetar i ka paguar atij. Policisë i janë dashur tre muaj hetim me metoda speciale për ta kapur me prova Lulzim Çiflikun, 43-vjeçarin me banim në Tiranë, i akuzuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.
Policia e Durrësit njoftoi se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një hetimi 3-mujore me metoda speciale kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Lulëzim Çifliku 43 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penale të mëparshëm për të njëjtën vepër penale.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi L.Çifliku i ka marrë një shumë prej 300.000 lekë(të reja) shtetasit me iniciale K.SH. me qëllim për ta punësuar pranë një Institucioni Shtetëror në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0035989284515381