Në korrik të këtij viti, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë. Sigurisht gjatë gjithë kësaj periudhe Xhensila i është përkushtuar jashtë mase vajzës së saj Ajkës, por ditën e sotme ka bërë një njoftim të rëndësishëm për fansat duke thënë se do i rikthehet koncerteve.
“E rinis me koncertin tim të parë pas një pauzë të shkurtër, sonte në Vjenë”, shkruan Xhensila në postimin e saj në Instagram dhe fansat nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.