Warren Buffet ka qenë prej vitesh një ndër investitorët më të mëdhenj në botë dhe po ashtu një ndër njerëzizt më të pasur. Deri dje ai ishte në vendin numër 3 të renditjes globale, por sot nuk është më.
Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg tanimë është njeriu i tretë më i pasur i botës. Pasuria e tij vlerësohet tek 81.6 miliardë dollarë nga Bloomberg, rreth 373 milionë më shumë se sa ajo e Warren Buffet. Për herë të parë në histori, 3 njerëzit më të pasur janë që të gjithë biznesmenë të fushës së teknologjisë.
Jeff Bezos, kreu i Amazon është njeriu më i pasur i momentit me rreth 141 miliardë dollarë pasuri. Në vend të dytë mbetet Bill Gates me rreth 90 miliardë dollarë pasuri.
Teknologjia po gjeneron mjaft të ardhura mesa duket, pasi të gjithë kompanitë madhore kanë pësuar rritje na 50- 10% vitin e fundit.