INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 operacione antidrogë, 5 persona të arrestuar

3 operacione antidrogë, 5 persona të arrestuar

Publikuar më: 09:35 25-01-2017

Në 3 operacione antidrogë të Policisë së Shtetit, gjatë 12 orëve të fundit në Vlorë, Lezhë dhe Mat, janë sekuestruar rreth 97 kg kanabis. Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë 5 persona, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar "WEST", duke sekuestruar 80 kg kanabis e duke arrestuar një 62-vjeçar, zotërues i lëndës nartkotike. Bëhet fjalë për shtetastin Spiro Tupa, banues në fshatin Beshisht të Vlorës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 80 kg. Lënda narkotike ishte e fshehur në një dhomë, e ndarë nëpër thasë sintetikë me thurje dhe në qese të zeza plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në Lezhë është zhvilluar operacioni i koduar “Reps”, ku janë sekuestruar 11 kg kanabis dhe është arrestuar poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi Fatmir Gjonikaj, 28 vjeç, banues në Mirditë.
Ndërsa në Mat është zhvilluar operacioni “Minuta e fundit”. Specialistët për narkotikët kanë  sekuestruar 6 kg kanabis si dhe kanë vënë në pranga 3 shtetas: Alfred Dedja, 30 vjeç; Jurgen Alzeneli, 21 vjeç, dhe K.K, 18 vjeç, të gjithë banues në qytetin e Burrelit.

Article Logic
Execution time: 0.0014948844909668