Kreu i Partisë Demokratike është parë teksa po drekonte me zv. ambasadoren e SHBA në Tiranë. Basha zhvilloi një bisedë intensive me zv.ambasadoren Leyla Moses-One, në një nga restorantet e kryeqytetit ku ka qëndruar mbi tre orë, shkruan newsbomb.al.
Të dy, “kokë më kokë”, u ulën një cep të restorantit dhe qëndruan për 3 orë duke biseduar. Vera dhe prodhimet e detit që porositën ia bënë më interesante bisedën ndërsa lideri Basha, si një zotëri xhentil që është, pagoi edhe faturën në fund.
Ky takim mes tyre vjen një javë para protestës së 16 shkurtit që nuk dihet ende nëse do të jetë thjesht një marshim paqësor mes Tiranës apo do ketë skenarë të paparashikuar.