Preja e paligjshme e pyjeve ka çuar në procedim penal 3 banorë të fshatit Vidhkuq në Korçë . R.N 38 vjeç, O.B 37 vjeç dhe K.Q 37 vjeç janë proceduar në gjendje të lirë nga policia për prerje të paligjshme të pyjeve, pasi dyshohet se janë autorë të prerjes së druve pyjor në vendin e quajtur “Qafa e Martës”. Policia sekuestroi 10 m/kub lëndë drusore dhe 3 automjete pa targa që përdoreshin për të transportuar drutë. Të arrestuarit akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve