Ministri i Energjetikës Damjan Gjiknuri së bashku me ministren Manastriliu dhe drejtorin e OSHEE-së Ardian Çela kanë vizituar në QSU-të 3 punonjësit e aksidentuar ditën e sotme ne Shkodër. Tre punonjësit e OSHEE-së u aksidentuan në nënstacionin në Shkodër teksa po riparonin një defekt.
Të plagosurit janë Afrim Halluni, Erjon Hafizi dhe Anton Berisha. Mësohet se Halluni dhe Hafizi janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Elektricisti Anton Berisha i plagosur me lehtë, ndodhet në spitalin e Shkodrës.