INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 rregulla të vlefshme se si ngjyra e detit t’ju qëndrojë më gjatë

3 rregulla të vlefshme se si ngjyra e detit t’ju qëndrojë më gjatë

Publikuar më: 20:33 13-08-2018

Lëkurën ushqejeni çdo ditë, posaçërisht kur shpesh qëndroni në diell. Kujdes të veçantë kushtoni pjesëve të trupit të cilat më së shumti ju thahen.

Piling i rregullt
Edhe pse ideja e parë që pilingu eliminon nxirjen nga dielli, ky veprim është i rëndësishëm për nxirje afatgjatë të lëkurës. Shtresa sipërfaqësore e lëkurës qërohet përafërsisht çdo dy javë, andaj është me rëndësi t’i eliminoni qelizat e vdekura në mënyrë që rrezet e diellit të depërtojnë deri në lëkurë, shkruan Telegrafi. Në këtë mënyrë krijohet nxirje e thellë e lëkurës e cila do të zgjatë gjithë verës. Për ten të nxirë në mënyrë të barabartë bëni piling të lehtë në çdo dy javë. Pilingun mund ta bëni edhe vetë duke përzier sheqerin dhe mjaltin, kafen dhe vajin e ullirit ose kokrrat e tërshërës dhe kripës.


Hidratimi i lëkurës nga jashtë dhe brenda
Ky veprim është shumë i rëndësishëm për ten me ngjyrë të barabartë. Lëkurën ushqejeni çdo ditë, posaçërisht atëherë kur më shpesh qëndroni në diell. Kujdes të veçantë kushtoni pjesëve të trupit të cilat ju thahen më së shumti. Këtë lehtë do ta vëreni, sepse lëkura në ato vende më shpejt thahet. Për ten të skuqur gjatë rrezitjes përdorni produktet të cilat ofrojnë mbrojtje, mirëpo edhe hidratojnë dhe nxisin procese natyrale të nxirjes së lëkurës. Bashkë me këtë, lëkurën është e nevojshme ta hidratoni edhe nga brenda. Duke pasur parasysh që verës djersitemi më shumë, duhet të pimë mjaft ujë.


Shmangni dushin me ujë të ngrohtë
Dushi i gjatë me ujë të ngrohtë than lëkurën, prandaj përdorni ujë të vakët dhe xhele hidratuese për dush nëse dëshironi që lëkurën tuaj ta zbukurojë nxirja në afat të gjatë. Shmangni produktet për depilim me bazë thartire, sepse ato eliminojnë shtresën e lëkurës suaj bashkë me ngjyrën.

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709