INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 SERIALE PËR FUNDJAVËN

3 SERIALE PËR FUNDJAVËN

Publikuar më: 21:09 30-03-2018

Nga Dafne Bajraktari

Më në fund është e premte përsëri! Disa e shohin të premten si ditën e parë të shthurjes, të tjerë si ditën e parë të përtacisë; për mua vlejnë të dyja. Prandaj mendoj se fundjava nuk ka kuptim pa një listë të vogël me seriale ose filma për t’u bërë binge ose ndryshe për t’u parë pa pushim deri në fund!

Sigurisht, më poshtë do të gjeni vetëm shtysa sipërfaqësore për t’i parë këto seriale, nuk do t’ju bëj spoiler kështu që lexoni të qetë.

1. The End of the F***ing World

Arsyeja e parë dhe më e rëndësishmë pse duhet parë; Sepse ka vetëm 8 episode nga 20 minuta dhe mund ta mbaroni pa bërë as pauzën e banjës.

Ky serial ju fton në një spirale të çuditshme ngjarjesh shumë spontante, të cilat duket sikur edhe vetë regjizori i ka shpikur përgjatë rrugës. Dy personazhet kryesore, adoleshentët Alyssa dhe James (nuk është seriali tipik adoleshentor mos u shqetësoni), janë dy qenie aq të çuditshme sa përgjatë rrugëtimit tuaj prej 8 episodesh me ta do t’i pyesni shumë shpesh përmes ekranit: “PSE JENI KËSHTU???”

Është serial i errët edhe pak “i sëmurë”, me dozën e duhur të humorit të hollë britanik dhe me vizualet e një filmi indie.

Pra është produkt që të ngacmon të gjitha llojet e ndjesive që mund të kesh, që të ngelet në mendje dhe të bën të hapësh ëhatsapp-in e të shkruash në çdo grup të mundshëm shoqëror “SHIH THE END OF THE F***ING WORLD” sepse do të ndash me kë të jetë e mundur çuditshmërinë (??? Nuk jam e sigurtë nëse kjo fjalë ekziston por mbasi të shihni serialin do më kuptoni) e këtij seriali.

0c799932-71bb-4fa4-b706-7298cc4522c2.jpg

2. The Good Place

Ma sugjeruan para një jave dhe të them të drejtën isha goxha skeptike. Deri tani kanë dalë vetëm dy sezone me nga 13 seri të cilat zgjasin 20 minuta secila, dhe unë i pashë në më pak se 48 orë.

Koncepti është origjinal; jemi në “Vendin e Mirë” (një emër tjetër për Parajsën) që domethënë të gjithë kanë vdekur dhe kjo është goditja e parë që marrim. “Çfarë mund të shkojë gabim në Parajsë?” – është pyetja e parë që i bëra vetes, me idenë që si do ta vazhdojnë këtë serial? Por çdo seri sjell surprizë mbas surprize.

Kasti, personazhet që ata sjellin, humori dhe meseletë ku futen, janë thjeshtë perla.

Për ju që thjesht doni të shlodheni këtë fundjavë, “The Good Place” është zgjidhja.

2548b4f2-594c-4265-b427-2e1b19a5f1ad.jpg

3. Bojack Horseman

Të gjithë kemi parë Rick and Morty (nëse se keni parë, SHIHENI URGJENT), por a e keni parë Bojack Horseman?

Isha përsëri skeptike për këtë serial, pasi është i animuar dhe të gjithë kemi tendencë të tregohemi paragjykues. Por nëse The End of the F***ing World ishte i errët dhe The Good Place komedi, Bojack është kombinimi perfekt i të dyjave.

Humor i errët, madje shpesh i referuar si “depresiv”, por për sa kohë na shijon kujt i intereson fundja? Humori dhe ngjarjet e serialet, janë një paralelizim me çështje të ndryshme që ne i prekim në jetën e përditshme. Nëse arrini me të vërtetë t’i futeni në brendësi, bëhuni gati edhe të leshoni ndonjë pikë loti në disa seri specifike.

Bojack na sjell një sërë karakteresh, shumë prej të cilëve në forma të cuditshme antropomorfe (duke filluar nga vetë Bojack që është një kalë me sembianca njerëzore), tek të cilët të gjithë mund ta gjejmë veten. Ju siguroj që përgjatë serialit do të mendoni shpesh “Fiks si mua”.

Seriali ka katër sezoni deri tani, me episode 20 minutëshe. Sezoni i parë është pak i ngadaltë, e di, por ju premtoj që sa vjen e bëhet më mirë.

03ca0ed8-51fe-4b50-80ac-2aeb597de39c.jpg

3 SERIALE PËR FUNDJAVËN

 

Article Logic
Execution time: 0.0038621425628662