INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 shenjat e HOROSKOPIT që do t’ju thyejnë zemrën

3 shenjat e HOROSKOPIT që do t’ju thyejnë zemrën

Publikuar më: 11:29 20-02-2021

Egoistë, pasionantë dhe të dhënë pas eksperiencave të reja.

 

Nëse kërkoni të qëndroni larg probleme me zemrën, vëruani veshin yjeve. Më poshtë do të mësoni tre shenjat e horoskopit që rrezikojnë t’ju lëndojnë keqazi:

Shigjetari

Gjithmonë do t’i vendosë nevojat dhe dëshirat e tij mbi gjithçka. Nëse po mendoni se do të jetoni gjatë përkrah tyre, gaboheni. Shumë shpejt do të duan të ndjekin një shkolim në cepin tjetër të botës ose të ndërmarrim udhëtime të çmendura, sa në një vend në tjetrin. Janë shumë të përqendruar te vetja dhe kjo e fundit është përparësia e tyre.

 

Ujori

Nuk do të ndahen kurrsesi nga ju, por do t’jua thyejnë zemrën në një tjetër formë, përmes flirtit dhe tradhtisë. Edhe pse janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë, thjesht nuk dinë të ndalen. Për ta njohja e njerëzve të rinj është emocion më vete. Nëse do të jeni ju ata që do shkëputeni, s’do ngurojnë te shprehen se ju kurrë nuk mundët ta ushqenit intelektualisht shpirtin dhe mendjen e tyre.

Binjakët

Janë kaq të paqëndrueshëm sa në një anë do t’ju mbulojnë me puthje, dhurata e lule, e nga ana tjetër do t’ju harrojnë plotësisht. E thënë ndryshe do t’ju mbajnë të mbërthyer pas vetes, teksa luteni që ata të ndryshojnë. Keqardhja që do të ndjejnë do t’i mbajë ende në lidhje, ndonëse në anën tjetër ka nisur gjuetia. Një Binjak e ka të domosdoshme kënaqjen e vetvetes.

Article Logic
Execution time: 0.004025936126709