INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 Shenjat e horoskopit që njihen si mbretërit e harxhimit të parave

3 Shenjat e horoskopit që njihen si mbretërit e harxhimit të parave

Publikuar më: 14:12 28-03-2017
Kur bëhet fjalët për harxhimin e parave, sipas ekspertëve dominojnë këto 3 shenja të horoskopit.
Bëhet fjalë për: binjakët, luanin dhe shigjetarin. Sipas intv.al ata njihen si njerëzit që shpenzojnë më shumë, në krahasim me shenjat e tjera.
1. Binjakët
Binjakët njihen për shprehjen “ e dua tani” dhe nëse fiksohen për të blerë diçka nuk e mendojnë gjatë. Edhe pse njihen për pavendosshmërinë e tyre në jetë, kur bëhet fjalë për të shpenzuar para nuk e vrasin mendjen. Këshillohet që këto shpenzime t’i investojnë te diçka me vlerë.
2. Luani
Nëse një luan e ndjen se ka mjaftueshëm para për të shpenzuar, nuk e mendon fare të kursejë. Nëse një luan fiksohet me diçka, dëshiron ta ketë  me çdo kusht. Sipas intv.al një luan dëshiron një jetë me kushte të mira dhe nuk i kursen vetes asgjë.
3. Shigjetari
Shigjetarët njihen për dëshirën e tyre për t’u argëtuar sa më shumë në jetë. Sipas intv.al  nëse dikush që i përket kësaj shenje bën plane për të shpenzuar, nuk ka asnjëherë dilema, thjesht e realizojnë. 
Edhe nëse shikojnë se kursimet e tyre kanë përfunduar sërish mendojnë vetëm kënaqësinë që kanë marrë nga ky shpenzim.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936