INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 shenjat e horoskopit që njihen si shpirtrat e argëtimit. Duan vetëm të bëjnë qejf!

3 shenjat e horoskopit që njihen si shpirtrat e argëtimit. Duan vetëm të bëjnë qejf!

Publikuar më: 14:50 18-01-2018
Kur bëhet fjalë për të bërë qejf, të gjithë reagojmë në mënyra të ndryshme. Sipas ekspertëve, dominojnë më shumë pikërisht këto 3 shenja, dy shenja zjarri dhe njëra shenjë e ajrit: dashi, peshorja dhe shigjetari.
1. Dashi
Njerëzit që i përkasin shenjës së dashit janë miq të mirë, dhe do t'i mbrojnë nëse lind nevoja. Karaktërizohen për  optimizmin e tyre natyror. Ata nëse hasin ndonjë vështirësi do të luftojnë me natyrën e tyre këmbëngulëse. Sipas intv.al janë të pavarur dhe kur bëhet fjalë për t’u argëtuar asgjë nuk mund t’i ndalë. Entuziazmi natyror i tyre kapërcen çdo gjë  dhe pasiguria e tyre nuk vihet re te të tjerët.
2. Peshorja
Njerëzit e lindur në shenjën e peshores janë të qetë, të ndershëm dhe urrejnë të jenë vetëm. Partneriteti është shumë i rëndësishëm për ta. Këta individë janë të hipnotizuar nga ekuilibri dhe janë në ndjekje të vazhdueshme për drejtësi dhe barazi.Peshoret janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të shmangur konfliktet dhe të mendojnë t’ja kalojnë sa më bukur. Planeti që sundon shenjën e peshores është Venusi, duke i bërë këta njerëz që dashurojnë fort. Jetët e tyre, sipas intv.al duhet të pasurohen nga muzika, arti, dhe vendet e bukura që ata vizitojnë.
3. Shigjetari
Aty ku është festa, është edhe një person që i përket shigjetarit. Njihen për natyrën e tyre optimiste dhe qejfdashës të mëdhenj. Kurioz dhe energjik, shigjetari është një nga udhëtarët më të mëdhenj nga të gjitha shenjat e zodiakut. Mendja e tyre e hapur i motivon ata të enden nëpër botë në kërkim të kuptimit të jetës. Shigjetari është entuziast  dhe i pëlqen ndryshimet. 
Burimi: Astrology
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0042150020599365