INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 shenjat e horoskopit që nuk e vrasin mendjen të gjejnë dashurinë e vërtetë. Janë rehat fare!

3 shenjat e horoskopit që nuk e vrasin mendjen të gjejnë dashurinë e vërtetë. Janë rehat fare!

Publikuar më: 12:11 26-03-2018
Shumica prej nesh është  në kërkim të shpirtit binjak, pra të partnerit të duhur.
 Disa paguajnë psikologë për t'u treguar atyre kur do ta gjejnë dashurinë e tyre të vërtetë. Megjithatë, sipas intv.al përsa i pëket shenjës së horoskopit, veçohen pikërisht 3 prej tyre, që as duan t’ja dinë se kur do vijë i duhuri. Bëhet fjalë për: shigjetarin, ujorin dhe dashin.
1. Shigjetari
Njihet si një ndër shenjat që ka si synim argëtimin në jetë dhe monotonia e vret. Një Shigjetar  lind me një shpirt të egër që nuk mund të zbutet. Për ta, marrëdhënia më e madhe që  mund të kenë ndonjëherë është me veten e tyre. Ata refuzojnë të ndalojnë aventurën e tyre. Destinacioni i Shigjetarit nuk është dikush, por diku.
2. Ujori
 Një Ujor nuk mund të përshtatet me turmën. Ata nuk janë të shqetësuar për  gjetjen e dikujt që i përshtatet atyre. Sipas intv.al  preferojnë të kenë lirinë, në vend që të bëjnë kompromise për të gjetur dashurinë.
3. Dashi
Një Dash dëshiron të pushtojë botën. Ata kanë një flakë që digjet në shpirtin e tyre. Kur gjejnë një shans për të ndriçuar, nuk ka asgjë që mund të errësojë shkëlqimin e tyre. Nëse një person i shenjës së dashit fokusohet për të gjetur dikë, do detyrohen të ndryshojnë, gjë që nuk e bëjnë dot. Ata duan të jenë aq të ndritshëm sa një yll, edhe  nëse të gjithë e duan apo e urrejnë. Një dash do përpiqet të gjejë dashurinë, për aq koha sa tjetri nuk përpiqet ta ndryshojë atë.
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0040099620819092