Shpeshherë, të biesh në gjurmët e një tradhtie s’është aspak e lehtë. Kjo për shkak të rrethanave ose aftësisë së partnerit/es për ta fshehur sa më mirë.
Nëse ju duhet pak ndihmë në këtë fushë, yjet janë aty përherë të gatshme për t’ju udhëhequr. Më poshtë, (nisur nga çfarë shprehen astrologët) do të mund të zbuloni 3 shenjat më të prirura të zodiakut për të tradhtuar. Jo vetëm kaq, por për më tepër, këto janë edhe shenjat që struken dhe fshihen më së miri.
Dashi (21 Mars- 19 Prill) Dashi është një shenjë e sunduar nga Marsi, planeti i seksualitetit. Për këtë arsye, një Dash ka shumë të ngjarë që t’ju tradhtojë, për shkak se jo pak herë, bien pre e impulsive dhe dëshirave të tij pasionante. Ndodh që në një marrëdhënie, Dashi, një shenjë e dashuruar pas misterit, të humbasë interesin te partneri/ja dhe të tërhiqet nga dikush tjetër, një “personazh i ri”. Do përpiqen ta fshehin në maksimum atë çka kanë bërë, për të cilën mund edhe të jenë penduar, por nëse kapen mat, do të jenë të drejtpërdrejtë: do e pranojnë.
Binjakët (21 maj – 20 qershor) Shenja e Binjakëve i shtohet listës së tradhtarëve, çka vjen si pasojë e dualitetit në karkaterin e saj dhe të paturit dy anë të mundshme të personalitetit. Binjakët kanë nevojë për shumëllojshmëri, liri dhe fleksibilitet në jetën e tyre për të qenë të lumtur. Ju pëlqen të shoqërohen me njerëz që provojnë gjëra të reja, ndaj shpesh mund të ngecin në rrjetën e një romance të re. Jepen pas kënaqësive në jetë, përfshirë pse jo edhe një tradhti, nëse ajo u fal emocion. Ndonëse nuk e kanë për qëllim të tradhtojnë, shpesh dicka e tillë ndodh dhe Binjakët do të përdorin inteligjencën e tyre (shquhen për një të tillë) që të mos zbulohet asgjë. Nëse merret vesh, ata do të përpiqen t’ju thonë atë që ju dëshroni të dëgjoni, por mos u habsini nëse ju tradhtojnë sërish.
Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor) Peshoret jepen pas të bukurës, emocioneve dhe dashurisë. Kërkojnë të vënë ekuilibrat në jetë, të kenë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të balancuar. Nëse një Peshore tradhton, kjo ndodh për shkak se personi në fjalë gjykon se është vënë në kërkim të diçkaë që thjesht nuk mundet dot ta sigurojë te partneri/ja aktual. Padyshim që do të ndihën keq për të gjithë këtë situatë dhe do të bëjën çmos që të mos zbulohen. Në rast se tradhtia do të merret vesh, nuk do ta mohojnë. E para gje që do t’ju thonë është se nuk kishin në plan ta bënin diçka të tillë, dhe vërtet ashtu është. Për aq kohë sa e bëni Peshoren të ndihet i/e përmbushur, do keni një partner/e besnik/e.