INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 shenjat që tregojnë nëse një mashkull ju do vetëm për seks. Femra, hapini sytë!

3 shenjat që tregojnë nëse një mashkull ju do vetëm për seks. Femra, hapini sytë!

Publikuar më: 12:44 22-08-2018
Nëse keni dalë në takim disa herë me dikë dhe dëshironi të dini si e sheh ai lidhjen me ju, duhet të zbuloni shenjat që tregojnë nëse ju do vetëm për seks, apo jo.
Nëse keni pritshmëri për lidhje serioze, duhet të shikoni këto gjëra:
1. Nëse ju bën komplimenta vetëm për pamjen e jashtme
Nëse vlerëson vetëm pamjen tuaj të jashtme, tregon se vetëm fizikisht tërhiqet ndaj jush. Ai që do të krijojë lidhje, ju vlerëson edhe për inteligjencën tuaj, apo sensin e humorit.
 2. Bisedat kthehen vetëm seksuale
Edhe nëse përpiqeni të flisni për një temë të caktuar, sërish ai e kthen bisedën te seksi. Kjo, sipas intv.al tregon se interesohet për ju vetëm nga ana seksuale.
3. Vendet e  takimit nuk janë publike
Ai dëshiron t’ju takojë, ose në shtëpinë e vetë, ose në shtëpinë tuaj. Nëse do kishte interes ndaj jush, do ju ftonte edhe në ndonjë vend jashtë shtëpisë.
Burimi: Huffington Post
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0038151741027832