INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 shenjat që tregojnë se ai ka një tjetër femër, por ju ngacmon edhe juve. Hapini sytë!

3 shenjat që tregojnë se ai ka një tjetër femër, por ju ngacmon edhe juve. Hapini sytë!

Publikuar më: 13:31 13-11-2018
Ekspertët vazhdojnë edhe ju këshillojnë për mënyrën si të silleni me të tjerët.
Në këtë artikull, sipas intv.al  tregohen disa shenja si ta kuptoni nëse një mashkull që po ju ngacmon ka lidhje me një tjetër femër.
1. Nuk jep informacione për veten e tij
Në rastet kur një mashkull refuzon të komunikojë me ju nëpërmjet rrjeteve sociale është një shenjë që tregon se diçka po fsheh. Nëse ju tregon se nuk i përdor shpesh ato, filloni të dyshoni. Mos e besoni direkt këtë justifikim. Ai kërkon vetëm informacionet tuaja, ndërsa për  veten e tij nuk jep asgjë. 
2.  Nuk pret telefonatën, ose mesazhet tuaja
Ekspertët shtojnë se një mashkull që në të njëjtën kohë ka një femër tjetër, nuk pret telefonatën tuaj. Nëse ju thotë se ai do t’ju kontaktojë, kini kujdes pasi fsheh diçka. Dikush që nuk ka lidhje tjetër, nuk ka pse të ruhet kaq shumë nga një mesazh.
3.  Shmang pyetjet tuaja gjatë bisedës
Femra, nëse dikush është i sinqertë me ju nuk ka pse të evitojë pyetjet që ju i bëni. Nëse bëhet nervoz dhe nuk dëshiron t’ju përgjigjet pyetjeve tuaja rreth tij, me siguri ka dikë tjetër. Gjithashtu, tregoni kujdes edhe nga kontakti i syve, nëse nuk ju shikon në sy, shtohet mundësia për të thënë se po bisedoni me një gënjeshtar.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043